Aksidenti në Gjirokastër, pranga shoferit të autobusit

redaktor

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar gjatë pasdites shoferin e autobusit që u përmbys në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, ku mbetën të plagosur 28 persona.

Sipas policisë, 50 – vjeçarin Ilia Silo, me banim në Greqi, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Aksidenti ndodhi rreth orës 04:40 pas mesnate, në vendin e quajtur  “Uji i Ftohtë”.

Nga 41 pasagjerët që udhëtonin me autobus, 28 prej tyre mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe një fëmijë 1 – vjeç. Ata u transportuan në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku vetëm 12 prej tyre qëndruan për të marrë trajtim të mëtejshëm mjekësor.

at2

Dyshimet janë se futja me shpejtësi në kthesë u bë shkak për batimin e autobusit dhe rrëzimin në mes të rrugës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *