Presidenti Bujar Nishani, ka kthyer sot vëmendjen tek qytetarët shqiptarë të aksidentuar dje në Tivar të Malit të Zi dhe ka nisur drejt spitalit maltaze, këshilltarin e tij Flamur Gashi, për t’u interesuar për situatën pranë të aksidentuarve.
Sipas Presidencës, Nishani pati një bisedë në telefon me disa prej të lënduarve dhe u njoh me gjendjen e tyre.
“Presidenti shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të thella për viktimën e këtij aksidenti, i uron shërim sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve si dhe shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen e tij për autoritetet vendore dhe spitalore të Tivarit dhe Podgoricës për gadishmërinë dhe shërbimet e ofruara për qytetarët shqiptarë.
Presidenti vlerëson njëkohësisht interesimin dhe angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë dhe pret kthimin e shpejtë pranë familjeve të qytetarëve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
