Aksidenti në Shkodër, dyshime për ekspertizë të rreme

Ornela

Për aksidentin me 4 të vdekur në Velipojë, pjesëtarë të së njëjtës familje, ku nëna mbeti e plagosur rëndë, kanë nisur hetimet për Policinë e Shkodër, për shkak se dyshohet se nuk ka kryer siç duhet hetimet. Burime nga Policia e Shtetit thanë për Report TV, se po verifikohen raportet që kanë plotësuar policët menjëherë pas aksidentit.

Ekspertët rrugorë kanë nxjerrë fajtorë Edmond Prekën (viktimë e aksidentit) për parakalim të gabuar, por ka dyshime se nuk është kryer siç duhet ekspertiza.

Dyshimet janë shtuar edhe për faktin se Ndrek Gjergji që drejtonte makinën fuoristradë dhe Sokol Mujaj, pronari i mjeti, kanë qenë në një lokal në zonën e Velipojës para se të ndodhte aksidenti.

Gjergji dhe Mujaj dyshohet se kanë konsumuar sasi alkooli para aksidentit, ndërkohë që Policia e Shkodrës thotë se shoferi i fuoristradës, nuk ka qenë i dehur.

Pikërisht këto të dhëna shtesë, kanë bërë që të verifikohet puna e policëve rrugorë të Shkodrës, por edhe disa oficerë të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes. Policia e Shtetit pritet të analizojë raportet e policëve dhe ekspertëve në Shkodër si dhe të kontrollojë pamjet dhe fotot që janë bërë nga zyrtarët e Shkodrës.

Mbrëmjen e 18 shkurtit makina fuoristradë e llojit Leksus u përplas me automjetin Alfa Romeo që drejtohej nga Edmond Preka. Nga aksidenti humbi jetën Emond Preka, djali 9 muajsh Rajan Preka, vajza 5 vjeç Ajsel Preka, si dhe vajza tjetër 10 vjeç Noem Preka. Nëna ka mbetur e plagosur nga ky aksident tragjik.

Dyshimet për manipulim të vendit të ngjarjes janë shtuar edhe për faktin se në njoftimin paraprak Policia e Shkodrës tha se shoferi i automjetit fuoristradë ishte Sokol Mujaj, ndërsa në një njoftim të dytë u bë me dije se shofer ishte Ndrek Gjergji. Sokol Mujaj dhe Ndrek Gjergji që ishin në automjetin fuoristradë janë dy persona me precedentë të mëparshëm penal.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *