Aksidenti në Skrapar, Meta viziton në spital nxënësit e lënduar

Leda Hysa

 

Presidenti Ilir Meta ka vizituar pasditen e sotme në spitalin e Traumës, nxënësit e aksidentuar sot në Skrapar.

Autobusi që po transportonte nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës është aksidentuar në fshatin Vërzhezhë duke rënë nga rreth 20 metra në greminë, por fatmirësisht të gjithë nxënësit dhe shoferi kanë shpëtuar.

Më të dëmtuar ishin 2 nga nxënësit ku njëra prej tyre u transportua në spitalin e Traumës.

Presidenti Meta kreu një vizitë në spital duke i uruar shërim dhe kthim sa më të shpejtë në shtëpi të lënduarve gjatë aksidentit.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ky eshte President?
    Humanist
    shyqyr qe s’ka patuer te vdekur.shheri te shpejt te lenduarve.
    Fado
    USA. New York ,
    march 12.2018 1159

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *