Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 4 persona dhe deklaratës se policisë së Shkodrës se aksi ku ka ndodhur aksidenti është në ndërtim dhe nuk është i pajisur me sinjalistikën e nevojshme rrugore, i pandriçuar, i paasfaltuar dhe i pambrojtur, ka reaguar Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Sipas drejtorit te Autoritetit Rrugor të Veriut, Shkëlqim Sterkaj, segmenti ku ka ndodhur aksidenti nuk është nën juridiksionin e ARRSH-së, ndërsa në fund të rrugës ka sinjalistikë përkatëse.
Sterkaj i bën thirrje policisë mos të dalë në konkluzione të nxituara.
Shkëlqim Sterkaj: Aty ku ka ndodhur aksidenti janë të vendosura dy tabela ku përfundon juridiksioni nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.Aksidenti ka ndodhur jashtë trupit të rrugës ku është nën administrimin tonë. 10 metra nga vendi ku ndodhi aksidenti janë të vendosura dy tabela STOP dhe treguesi shigjetë djathtas.Problemi është se… i bëj thirrje Drejtorisë së Policisë të mos japë konkluzione të parakohshme se dëmtojnë pa përfunduar hetimet. ARRSH ka marrë të gjitha masat, është pajisur me sinjalistikën përkatëse dhe unë them që nuk duhet të nxitohemi se kjo është një fatkeqësi dhe nuk duhet të abuzojmë me të.
Segmenti që të çon në hidrovorin e Vilunit është në gjendje të amortizuar, ndërsa prej vitesh nuk është asfaltuar apo mirëmbajtur.

Votoni LSI dhe do hani mish pa vule… dhe kokat neper rruge.
keshtu eshte kur ne krye te drejtorive vihen njerez te pa afte si puna e ketij brumbulli me dy sy. eshte ushtar besnik i partise l.s.i.. mendjen e kane tek parat