Aksidenti në Velipojë/ Të afërmit e Besmir Kolës: Vajza që vdiq ishte këngëtare, jo e fejuara e tij

Elton Tafaruci

Katër  të rinj, mes të cilëve edhe një femër humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Velipojë, pasi makina ra në kanalin e Hidrovorit.

Në media u raportua se Artenisa Perej ishte e fejuara e Besmir Kolës, i cili do të martohej në 14 gusht të kësaj vere.

Por sot, “Gazeta Express” raporton se në redaksinë e saj kanë mbërritur disa informacione nga të afërm të Besmir Kolës, që sqarojnë se vajza që u gjet e mbytur në makinë, në fakt ishte këngëtare e cila këndonte në lokalet e Kolës, që ai i kishte marrë me qera për sezonin e verës.

Sipas burimeve mësohet se e fejuara e Besmir Kolës, Jona është gjallë, e cila për fat të keq është duke përcjellë për në banesën e fundit Besmirin.

Pikërisht në foton e publikuar pak minuta më parë në të gjitha mediat, vajza bjonde që ndodhet përkrah Besmirit, është e fejuara e tij dhe është gjallë.

Nga aksidenti i tmerrshëm humbën jetën edhe dy italianë, miq të shqiptarëve të cilët kishin ardhur me pushime dhe për dasmën e mikut të tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *