Aksidenti tek “Vasil Shanto”, arrestohet shoferja që la pas 3 të plagosur

J L

Policia ka arrestuar shoferen 47-vjeçare F.Z. e cila shkaktoi një aksident të frikshëm në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë mbrëmjen e djeshme.

“F. Z., 47 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali.

Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Këmbësoret e aksidentuara u dërguan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *