Ditën e sotme është vënë në pranga shoferi i mjetit tip ‘Benz’, Arlind Mihaj, i cili përplasi makinën në të cilën udhëtonte familja Prenga, duke lënë të vdekur babë e bir.
Aksidenti tragjik ndodhi pasditën e djeshme, në orën 16:30, në aksin rrugor Milot- Rrëshen.
Makina e Mihaj u përplas me “Opelin” në të cilën po udhëtonte familja, duke lënë të vdekur fillimisht të miturin me iniciale O.P., i cili ishte në sediljen e pasme të makinës.
Shkak i aksidentit, ka qenë një parakalim i gabuar.
Në spital ndërroi jetë edhe babai i të miturit, Shkurt Prenga, ndërsa dy të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës në Tiranës.
Familja Prenga po udhëtonte nga fshati Rrilë i Lezhës në drejtim të Mirditës për të takuar familjarët. Për pak ditë do të niseshin të gjithë për Itali, ku ishin zhvendosur prej disa muajsh.
j.l./ dita

Dje e kishte fajin Opeli, sot e ka fajin Benzi
Po Rruga sa kalime ka?
Pse e ka fajin rruga? Mos bej parakalime, rri ne rradhen tende. Tek vajte 5 minuta me shpejt, sho 5 minuta me vone.