Pas vdekjes së 25-vjeçarit Andi Rusta ka ndërruar jetë edhe nipi i tij, 19-vjeçari Xheku Logu, i cili ndodhej në makinën që u përfshi mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në Rrugën e Kombit.
Për fat të keq 19-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. Ai dha frymën e fundit në spitalin e Traumës në Tiranë.
Lajmi për vdekjen e 19-vjeçarit u konfirmuan nga një afërmi i të riut, i cili nëpërmjet një postimi në Facebok shpreh trishtim dhe dhimbje për largimin nga jeta e dy të rinjve.
Familja e të riut ka nxjerrë gjithashtu lajmërimin e vdekjes së 19-vjeçarit. Varrimi i Xheku Logut do të bëhet të premten, 20 maj ora 11:00.
Makina me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë nga Tropoja doli nga rruga dhe përfundoi 100 metra poshtë në humnerë.
Shkak i aksidentit deri më tani dyshohet se ka qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i shoferit pasi nuk janë vënë re gjurmë frenimi në asfalt.
o.j/dita
