Aksidentohen 3 shqiptarë, vdes 48-vjeçarja italiane

Dita

Një shtetase italiane ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një makinë ku udhëtonin shqiptarë.

Mësohet se viktima është 48-vjeçarja Simona Traia, e cila ishte duke udhëtuar me një Citroen C1.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe tre shqiptarë që po udhëtonin me Mercedes.

Mësohet se pas përplasjes, automjeti i gruas ka marrë flakë, por kanë qenë shqiptarët që e kanë nxjerrë më pas nga makina atë para se ajo të digjej plotësisht.

Përpjekjet e mjekëve kanë qenë të kota për ta shpëtuar gruan e cila ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *