Një aksident i rëndë është shënuar në Carditello në Napoli, Itali.
Makina me 5 punëtorë, të gjithë shqiptarë është përplasur dhe më pas është kthyer përmbys duke dalë jashtë rruge.
Sipas mediave italiane tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje në rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, për të cilin nuk perjashtohet edhe një humbje kontrolli nga ana e drejtuesit të mjetit.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë forcat e policise dhe zjarrfikeses, duke nxjerrë nga makina te aksidentuarit.
Ata u transportuan në spital ku po marrin mjekimin e duhur. Policia italiane nuk ka zbuluar identitetin e shqiptarëve.
l.h/ dita
