Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji, në fshatin Katundi i Ri.
Një mjet tip “Benz” me targa AA 368 IC, me drejtues shtetasin Q.B., 65 vjeç është përplasur me motoçikletën tip “Lifan” , me targa AP 873,me drejtues shtetasin E.K., 18 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
l.h/ dita
