Aksidentohet 34 vjeçari dhe autoambulanca që do e dërgonte në spital

Dita

Aksi Laç-Fushë Krujë vijon që të mbetet tepër problematik sa i takon aksidenteve automobilistike.

Një 34-vjeçar nga Shkodra u plagos kur automjeti i tij tip “Wolsvagen Pasat” si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara është përplasur me trafik-ndarësen në afërsi të fshatit Gjormë.

Drejtuesi i mjetit, Edmir Brahimi, u nis me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Por fat i keq, edhe ambulance që po e transportonte në spital është përplasur me një tjetër mjet në afërsi të fshatit Derven.

Mësohet se një mjet që dilte nga një rrugë dytësore i ka prerë rrugën ambulancës që tranportonte të plagosurin. I plagosuri është nisur drejt Spitalit Ushtarak me një tjetër ambulancë.

Share This Article
1 Comment
  • Shoferet qe pregaditen hajdutet e Saliut….si prokuroret e plepave, per te vendosur nen kontroll kete problem ai qe ben me te voglin incident siguracioni ti ngrihet deri aty qe mos tu bie ndermend ta prekin timonin me dore lopeqaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *