Aksidentohet 64-vjeçari, i preu rrugën shoferit

Leda Hysa

 

Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor që lidhe vendin e njohur si “Pushimi i shoferit” me Divjakën.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Këmishtaj.

64-vjeçari Mihal Nushi, që ishte duke udhëtuar me një motoçikletë, është përplasur nga një makinë tip Volkswagen, që drejtohej nga 23-vjeçari Pjerino Jaupllari.

Shkak i aksidentit është bërë dalja e menjëhershme e motoçikletës dhe prerja e rrugës së automjetit.

64-vjeçari është shoqëruar menjëherë në drejtim të spitalit të Lushnjës.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *