Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku një kamion ka përplasur një 9-vjecar me inicialet N. U. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”, ndërsa kamioni drejtohej nga një shtetas malazez, i cili është shoqëruar në komisariat. I mituri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
V.L/ Dita
