Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Piqeras të Himarës ku një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.
Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Armand Asllani, ndërkohë që një vajzë është në gjendje kritike.
Bëhet me dije se një “Mercedes-Benz” me targa nga Durrësit është aksidentuar, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë.
j.l./ dita
