Aksidentohet çifti në Shkodër, i riu humb kontrollin, ndërron jetë 25-vjeçarja

Ornela

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është regjistruar një aksident me pasojë vdekjen në Shkodër.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 25 vjeçarja Hatixhe Deleja, nga Kopliku, ndërsa ka mbetur në gjendje të rëndë bashkëshorti i saj Emiljan Delaj.

Mjeti që udhëtonte çifti drejtohej nga 30 vjeçari, Emiljan Delaj, i cili ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës. Përplasje e cila ka rezultuar fatale për 25-vjeçaren.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *