Aksidentohet familja te “Rruga e Kombit”, plagosen nënë e bijë

Leda Hysa

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në ‘Rrugën e Kombit’, me pasojë plagosjen e dy personave.

Mësohet se ka mbetur e plagosur një grua 37-vjeçare dhe vajza e saj 5 vjeçe, të cilat janë dërguar menjëherë në Spitalin e Kukësit për të marrë mjekim.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Fushë Dukagjinit, njofton policia vendore, ku në mjetin tip ‘Benz’ po udhëtonte një familje.

Makina është përplasur me një kamion me targa Kosove.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.01.2018, në autostradën Kukës-Tuneli i Kalimashit, në vendin e quajtur sipër “Fushë-Dukagjinit”, mjeti tip “Benz” me drejtues mjeti shtetasin Xh.M., banues në Kalimash, i cili po udhëtonte me familjen është përplasur me një kamion me traga kosove.

Për pasojë është dëmtuar shtetësja pasagjeria L.M. banuese në fshatin Kalimash Kukës, e cila ndodhet në spitalin e Kukësit.

Si dhe ka marrë dëmtime të lehta shtetësja A.M., 5 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *