Një makinë Lamborghini e policisë rrugore të Bolonjës, e cila nga e enjtja e kaluar u ekspozua edhe në Sallonin e Studentëve në Kremona, është shkatërruar pas një aksidenti të ndodhur në Kremona.
Makina luksoze u përplas me disa makina të parkuara, pasi shoferi për të evituar përplasjen me një makinë që i vinte përballë u detyrua të devijonte timonin djathtas.
Gjithçka ndodhi kur një makinë doli nga një karburant duke i prerë rrugën Lamborghini-t të policisë me cilindratë prej 5.000 kubikësh. Dy agjentët e policisë që ishin në makinë u plagosën, por jo rëndë.
Një makinë të ngjashme, policia vuri në dispozicion edhe për kapjen e një bande shqiptarësh, të cilët pasi vidhnin, largoheshin me një Audi sportive me shpejtësi 200 km/ orë.
