Një automjet që transportonte 4 të burgosur të burgut të Drenovës është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në afërsi të fshatit Sovjan në aksin Pogradec–Korçë.
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqarohet se mjeti me të cilin po shoqëroheshin të burgosurit nga Gjykata e Pogradecit drejt burgut të sigurisë në Drenovë është bllokuar për arsye defekti teknik në timon.
Mjeti ka dalë nga rruga, por nuk ka pasur të lënduar.
