Aksidentohet me makinë, Drejtori i Zbulimit F.Nuku fsheh makinën në SHISH

Dita

Policia e Shtetit ka nisur hetimet për përfshirjen e Drejtorit të Zbulimit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Ferndinand Nuku, në një aksident me makinë.

Shqiptarja.com shkruan se Nuku ka fshehur brenda ambienteve të këtij institucioni automjetin e tij, menjëherë pasi u përfshi në një aksident.

Makina e drejtorit të Zbulimit në SHISH , me targa AA 847 EK, u përplas me një tjetër automjet rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të Premtes.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Policia ka marrë në pyetje Drejtorin e Zbulimit në SHISH. /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *