Një djalë i ri 23 vjeç është aksidentuar me motor dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Aksidenti ka ndodhur tek ura e Shelqetit në Vaun e Dejës.
23-vjeçari me iniciale G.P. nga fshati Stajka, humbi kontrollin e motoçikletës dhe doli nga rruga.
Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
o.j/dita
