Një vajzë e mitur është aksidentuar nga një makinë ‘Benz’ te rruga ‘Bardhyl’.
Sipas Policisë, ka qenë shtetasi me inicialet L.GJ, 42- vjeçari me banim në Tiranë, i cili duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen e mitur vjeç 6, e cila ndodhet ne Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Ai ndodhet në hetim nga Prokuroria e Tiranes për akuzat e parashikuara nga Neni 290 i Kodit Penal.
