Një fëmijë rom është përplasur sot nga autobusi në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta. Autobusi i Tiranës së Re ka përplasur fëmijën e moshës 6 vjeç, teksa kalonte rrugën.
Fëmija po përpiqej të kalonte në anën tjetër të rrugës, ndërsa mbante në dorë një copë bukë.
Vogëlushi është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka ndaluar shoferin e autobusit.
Aksidenti i sotëm është i dyti i këtij lloji po në këtë zonë. Pak javë më parë, një tjetër fëmijë rom u aksidentua në këtë zonë, ndërsa në spitale nuk iu ofrua as shërbimi shëndetësor. Ky fakt detyroi ministrin Erion Veliaj ta dërgonte vetë në spital fëmijën rom.
Zona e Kombinatit, e njohur si ish-Dekori, është populluar prej disa javësh nga disa familje të komunitetit rom, të cilët pasi janë përzënë nga banesat e tyre, kanë ngritur çadrat në buzë të rrugës.
