Aksidentohet për vdekje një shqiptar në Itali

Leda Hysa

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në Itali, ku viktima të tij kanë mbetur dy shqiptar.

Sipas medieve italiane njëri prej shqiptarëve ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Mësohet se ata kishin pak kohë që kishin shkuar në Itali për të punuar.

Përgjatë natës së mbrëmshme ata kanë qenë  duke ecur në rrugë dhe janë përplasur nga një makinë.

Shoferi i makinës u ndal për ti dhënë ndihmën e parë, por ishte kot pasi shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur nuk ka mundur  të shpëtoj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *