Aksidentohet për vdekje një shqiptar në Itali

Dita

Një 37-vjeçar nga Shqipëria ka mbetur sot viktimë e një aksidenti automobilistik në Itali. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (12 gusht) rreth orës 08:30 në Bellaria, një provincë e Rimint.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari Klodian Muka po udhëtonte me motorin e tij,  Yamaha Xmax 250, dhe u përplas me një makinë,  Volkswagen Passat në një kthesë në të majtë.

Nga hetimet e para, makina po lëvizte drejt veriut dhe kur arriti në kryqëzim u kthye majtas për t’u futur në rrugën “Fornace”. Aty ndodhi edhe përplasja fatale, ku motori i 37-vjeçarit goditi makinën në anën e djathtë.

Drejtuesi i makinës pasat është një 50-vjeçar banues në Bellaria Igea Marina, i cili po hetohen në gjendje të lirë në lidhje me aksidentin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *