Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Itali.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 34-vjeçar, i cili në Fondi, ishte duke udhëtuar me një skuter përgjatë rrugës “Diversivo Acquachiara”, ku është përplasur m një kamion. Përplasja rezultoi fatale për shqiptarin, i cili ndërroi jetë menjëherë.
Dinamika e ngjarjes po rindërtohet nga policia në Fondi të cilët po hetojnë për shkaqet e aksidentit. Emri i shqiptarit nuk dihet.
