Aksidentohet për vdekje shqiptari në Greqi, humbi kontrollin e mjetit përfundoi në kanal

Gazeta Dita

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat shkruajnë se viktima po udhëtonte me makinë në autostradën Giannitsa – Alexandria kur humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.

Nuk raportohet identetiteti i shqiptarit, por thuhet se është rreth 50 vjeç.

Kur ndodhi aksidenti viktima ishte  vetëm në makinë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *