Aksidentohet rëndë 13-vjeçarja në parkun e lojërave, niset me helikopter në Tiranë

Ornela

jë 13-vjeçarë ka mbetur e plagosur rëndë, ndërsa ishte duke luajtur me makina në një kënd lodrash në qytetin e Bulqizës.

Mësohet se policia është njoftuar rreth orës 11:30 të ditës së sotme për këtë ngjarje.

Shtetasja 13-vjeçare, me iniciale M.B, banuese në qytetin e Bulqizës pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës është transportuar me helikopter drejt  Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *