Aksidentohet urbani i Unazës, panik tek pasagjerët (FOTO)

Elton Tafaruci

Një autobus urban është aksidentuar rreth mesditës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Tajvani”, ku urbani i Unazës së re ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një pemë të trotuarit.

Fotot dhe videot e mbërritura në redaksinë e Top Channel në rubrikën “Ti Raporton” tregojnë edhe pasagjerët që dalin të frikësuar nga autobusi. Mësohet se një grua është aksidentuar por është transportuar menjëherë në spital.

Dëshmitari i ngjarjes rrëfen në rubrikë se shoferi i urbanit ka qënë i dehur, dhe ka nxjerrë pretendimin se nuk i mbajtën frenat. Megjithatë policia pritet të japë sqarime të mëtejshme.

1460115765_busiiiii3

1460115787_busiiiii4

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *