Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës në lidhje me një aksident të ndodhur një ditë më parë.
Armando Mekshi, banues në Shkodër u arrestua, pasi duke drejtuar automjetin e markë Renault është përplasur me një automjet tip Benz, drejtuar nga shtetasi A.T.
Nga përplasja, humbi jetën një 14-vjeçare me iniciale A.M. Ngjarja ndodhi të shtunën në autostradën Milot-Fushë Krujë tek kryqëzimi i Gjormit. /Dita/
