Aksidentoi për vdekje 33-vjeçarin, arrestohet i riu në Pogradec

Saimir Lleshi

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ka aksidentuar për vdekje një shtetas. Burimet zyrtare konfirmuan këtë të enjte se në pranga ka përfunduar Aspirat Dinoshi, banues në fshatin Vërdovë.

Arrestimi i tij u krye pasi pranë kryqëzimit të fshatit Vranisht, duke drejtuar automjetin e tij tip “Alfa”, ka aksidentuar për vdekje shtetasin Petrika Miti, 33-vjeç, banues në fshatin Rëmbec. Pas aksidentit, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa u arrestua më vonë nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *