Aksidentoi për vdekje 4 francezë, shqiptari dënohet me 18 vjet burg

Dita

Gjykata e Apelit në Torino ka dënuar me 18 vjet e 4 muaj burg një ndërtues shqiptar. Ai është Ilir Beti, i cili u shpall fajtor për aksidentin e ndodhur në vitin 2011 ku mbetën të vdekur katër të rinj francez.

Sipas mediave italiane, incidenti ka ndodhur në provincën e Aleksandrisë, ndërsa 39-­vjeçari po drejton makinën në gjendje të dehur.

Në gusht të vitit 2011 ndodhi aksidenti, teksa Beti po drejtonte një makinë tip “Audi Q7”. Duke ecur në drejtim të kundërt, shqiptari përplasi turistët francezë që po udhëtonin për të shkuar në Slloveni.

Ndërkohë viktimat ishin Julien Raymond, Vincent Lorin, nga 27 vjeç, Audrey Reynard, 24 dhe Elsa Desliens, 22 vjeçe.

Share This Article
1 Comment
  • Ja kjo eshte drejtesi. Vret 4 vete qofte dhe aksidentalisht, por denohet 18 vjet. Vret 4 veta ne mes te bulevardit ne Tirane, te bejne Kryetar Bashkie dhe me pas Kryetar Partie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *