Aksidentoi për vdekje djalin e Visar Zhitit, 3 vite burg shokut

Elton Tafaruci

Serxho Martiniani, djali që ngiste motorin me të cilin u aksidentua për vdekje djali i shkrimtarit Visar Zhiti, Artioni, është dënuar me tre vjet burg nga gjykata.

Serxho Martiniani, 21-vjeçari që ka mbetur i paralizuar nga aksidenti, u akuzua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shpejtësi e lëvizjes së tij me motorrin “Yamaha” ishte 160 km/h mëngjesin e aksidentit, më 20 dhjetor 2014 në autostradën Tiranë-Durrës, tek u përplas me sinjalistën e vendosur për punimet që po kryheshin në rrugë.

Ata kishin frekuentuar gjatë natës lokale të ndryshme në Durrës, por nuk ishin të alkolizuar.

Gjatë kthimit, Martiniani, me shpejtësi e sipër, nuk ka mundur të devijojë rrugën siç duhet për t’iu shmangur pengesave prej betoni dhe ka rrëshkitur anash duke dalë në një tokë arë ku është plagosur rëndë, ndërsa shoku i tij, Zhiti, gjeti vdekjen.

Share This Article
4 Comments
  • Cfare idiot si ky gjykim! Vetem gjykatesit shqiptar Jane aq jo te meshirshme me te pa-fatine! Ky eshte denuar Böll :i paralyzuar,me peshen e fait thane njeten per shoqin,cfare reziku eshte tash per shoqerine tone qe po duhet me lagje ne burg?
    Kurse ato qe Jane plot alkool e vozitin vdo dite e Jane vertet rezik per shoqerine,shetisin…
    Duhet nje refleksion per pse burgosen njerezet disa,e pse disa te tjere qe Vrane ma shume e me dashje nje katund te tere Jane te lire….
    Fuck this justice!

  • Kam falur dhe do të fal këdo që më bën një të keqe pa dashje dhe nuk do të fal kurrë asnjë që më bën një të keqe me dashje.
    Shoku i djalit tim do të ishte për mua gati njëlloj si dhe djali im. Dhe, po të isha në vendin e Visar Zhitit, do ta lija për nja dy ditë Romën, të cilën ai e deshte aq shumë saqë u duk sikur u mërzit më shumë që nuk po e çonin ambasador në Vatikan, sesa kur i vdiq djali, dhe do të vija në Tiranë, për t’u ndodhur në gjyq dhe për t’iu lutur gjykatës të mos e dënonte shokun e djalit, i cili mori nga Zoti një dënim që nuk dihet nëse është më i vogël apo më i madh nga ai që mori djali i tij. Mëshira është një nga karakteristikat kryesor të kishës së krishtere dhe Visar Zhiti punon pikërisht në zemrën e krishtërimit, por, medet, nuk paska kuptuar gjë prej gjëje as prej saj.

  • Per te gjithe ata qe besojn se ky eshte nje vendim i drejte i gjykatave shqiptare , ju bej me dije se djemt ishin shoke dhe u perplasen me nje bllok betoni ne mes te rruges ne autostrade naten prej mungeses se sinjalistikes(vetem 30m para betonit , dhe pa ndricim ,ne nje kohe qe ligji parashikon te ishin 700m perpara nga te dy anet e rruges dhe medrita pulsuese ) Persa i perket shpejtesise eshte totalisht e manipuliar nga “eksperti” qe ne sallen e gjygjit u vete deklarua qe NUK KAM LICENSE . Dhe pyetjes se a do te ndodhte aksidenti qofte edhe me 160 km/ore nqs sinjalistika do te ishte sic e parashikon ligji , ky “ekspert ” u pergjigj : -AKSIDENTI NUK DO TE NDODHTE.
    Pyetjes se a do te ndodhte aksidenti nqs shpejtesia do te ishte 90 km/ore dhe me kaq tabela sa ka gjetur policia ne vend ngjarje ?
    “Eksperti ” pergjigjet : – DUKE PATUR PARASYSH SINJALISTIKEN DHE KOHEN E NEVOJSHME PER PERCEPTIM E MANOVRIM , EDHE ME 90km/ore AKSIDENTI DO ISHTE I PA SHMANGSHEM !
    E kuptoni vete tani nese ishte fajtor “motorristi”. Ishin dy shoke 19 vjecar , mos u perpiqni ti ndani ne cuni i babit e motorristi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *