Aksidentoi për vdekje italianin, 4 vjet burg e 1 milion € gjobë shqiptarit

Elton Tafaruci

Kryqëzimet në rrugët e  Italisë,  të kujtojnë historinë tragjike të Matteo Ciappi, i cili vdiq në moshën 27- vjeçare në mbrëmjen e 5 shtatorit të 2015. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e  Angnolo Polizano dhe  Lorenzo il Magnifico. Matteo ishte duke udhëtuar në një skuter ne Polizano drejt rrugës Lavagnini.

Ai u godit nga drejtuesi i ri shqiptar, Besmir Shkambaj. Sot, pas një procedimi  të shkurtuar, Gjyqtari Matteo Zanobini e ka denuar shqiptarin me 4 vite burgim, për vrasje.

Shqiptari  ka pësuar zbritje me një të tretën e dënimit, pasi në fillim dënimi ishte parashikuar me 6 vjet burg, siç u kërkua nga Prokurorja  Daniela Cento.  Por dënimi nuk mbaron me kaq. Besmir Shkambaj do të kompensojë familjen e Matteo Ciappi duke paguar një depozitë prej rreth 1 milion euro. Ky ka qënë ndoshta dënimi më i rëndë i dhënë në Firence që i është dhënë një shqiptari, për një vdekje nga aksidenti i trafikut.

Thuhet se shoferi i ri shqiptar nuk ka qenë në gjendje të dehur apo të droguar në kohën kur ka ndodhur aksidenti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *