Aksidenton dy shtetas, arrestohet 28-vjeçarja

Saimir Lleshi

Dy shtetas kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në Shkodër. Policia bëri me dije se ka arrestuar shtetasen Armonda Halili, 28-vjeç, banues në fshatin Guri i Zi.

Duke drejtuar automjetin e saj tip Benz, kjo shtetase ka aksidentuar shtetasit -Gj. L. 43 vjeç banues në fshatin Rrencë njësia administrative Guri i Zi si dhe K. M. 46 vjeç banues ne fshatin Trushë, njësia administrative Berdicë, drejtuesi e autoveturës tip “Ford”.

Në momentin e aksidentit, shtetasit e dëmtuar kishin zbritur nga autovetura e tyre. Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugore”./Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *