Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi ka aksidentuar me makinën e tij oficerët e komisariatit nr 3 në kryeqytet.
Uljan Kolgjegja, 33 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë, pasi rreth orës 01:30, në Rrugën e Durrësit, duke drejtuar automjetin e tij me targë TR 110 C TX, ka aksidentuar duke i plagosur lehtë oficerët e policisë së Komisariatit Nr.3 Tiranë.
Materialet në ngarkim të 33-vjeçarit Kolgjegja do t’i kalojnë Prokurorisë.