Një 51-vjeçar nga Kuçova ka aksidentuar një të moshuar i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Pushimi i Shoferit – Fier Shegan, dhe i aksidentuari është 76-vjeçari me iniciale LL. G., i cili ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Autori Haki Lezo është kapur pak pas ngjarjes nga shërbimet e policisë rrugore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnnjë për veprat penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.
l.h/ dita
