Aksion antidrogë edhe në veri, gjenden disa parcela me kanabis

anazapta

Marijuana duket se nuk është ekskluzivitet i Lazaratit, edhe nëse flitet për sasi të mëdha. Policia ka zbuluar sot një ishull të vogël në mes të liqenit të Vaut të Dejës në Shkodër, ku ishin mbjellë dy parcela me hashash.  Mjetet e vetme për të mbërritur në vendin ku kultivohej lënda narkotike janë me ato lundruese. Bimësia e shpeshtë dhe largësia nga zona e banuar e kanë bërë këtë pjesë një zonë ideale për të fshehur parcelat me kanabis.  Policia gjeti dy parcela me rreth 800 rrënjë kanabis secila. Lënda narkotike është prerë e më pas është asgjësuar nëpërmjet djegies, ndërsa në pranga ka rënë një i dyshuar si personi që ka kultivuar drogën.

Ndërkohë, aksioni i policisë është shtrirë edhe në dy brigjet e liqenit, në fshatrat Vjerdh, Lisen dhe Mazrek në komunën Gur i Zi të Vaut të Dejës. Pesë parcela të tjera me mijëra rrënjë kanabis janë zbuluar dhe asgjësuar edhe në këtë zonë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *