Dy persona u arrestuan nga policia e Lezhës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata u arrestuan pasi u kapën me 15 kg drogë e llojit kanabis sativa.
Në pranga përfunduan Albert dhe Ded Mikeli, 25 dhe 59 vjeç nga Mirdita, ndërsa u shpallën në kërkim 27 vjeç dhe Algert Mikeli 22 vjeç.
Burime policore bënë me dije se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas po kryenin tregtimin e lëndës narkotike e cila ishte e paketuar dhe e presuar në 3 pako gati për shitje.
Gjithashtu u sekuestruan një automjet, 2 telefona, peshore si dhe mjete të tjera në interes të hetimit. Operacioni i koduar “Buon Giorno” u zhvillua në Mirditë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale në ngarkim të këtyre shtetasve “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Dita/

*****Buon Giorno -Mirdite e kuqe ,droge dhe patate te suqura.Raki manaferre dhe mish ciapi me spece te kuqe , droge te mbjelle nga zabeli,te gjitha prodhime vendi ,jeta shume e lumtur kur te prangos polici.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~##