Aksion kundër piraterisë, në pranga për transmetim ilegal të ndeshjeve

Elton Tafaruci

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një shtetas, i cili në bashkëpunim me dy persona të tjerë organizonin aktivitete të paligjshme në tre lokale të ndryshme bastesh në kryeqytet, konkretisht aktivitetin e lojërave te paligjshme të fatit.

Shtetasi Agim Teranaj u ndalua në flagrancë teksa organizonin salla bastesh private për ndeshje sportive, të cilat transmetoheshin në mënyrë pirate.

Blute e kryeqytetit njoftojnë se për bashkëpunëtorët e tij, Erjon Thoma 38 vjeç,  dhe Admir Cuka 40 vjeç, iu referuan materialet Prokurorisë së Tiranës. Teranaj u kap në kryeqytet nga policia në datën 22 maj rreth orës 20:00.

Policia thotë se këta 3 shtetas kryenin aktivitete në sallonet e basteve, nëpërmjet pajisjeve të paregjistruara dhe të kundërligjshme, ambiente ku në cilësinë e provës u sekuestruan 15 aparate për transmetimin e ndeshjeve në mënyrë priate, 6 pajisje elektronike lojërash fati dhe një tavolinë pokeri.

Share This Article
1 Comment
  • Po keta te Digitalb-it e Tring-ut kur do ti arrestoni apo aty behet pirateri ne bashkepunim me shtetin. Vettingu, vettingu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *