Policia e Shtetit vijon aksionin antikanabsi të shtrirë në të gjithë vendin. Përgjatë 24 orëve të fundit, raportohet për asgjësim të mijërave rrënjë marijuane.
Memaliaj
Më konkretisht, nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Përroi i Vastrave”, Krahës 1, të Memaliajt, u konstatuan dhe u asgjësuan në 16 parcela me një total prej 3 100 bimë të dyshuara kanabis sativa. Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sheshi i Vreshtit” ,Kalivaç , Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela rreth 8 800 bimë.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në afërsi të fshatit Kalivaç, Memaliaj, në 11 parcela u konstatuan dhe u asgjësuan 1 600 bimë. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies , ku disa prej tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Përmet dhe Këlcyrë
Në këto zona janë asgjësuar 1777 bimë kanabis. Më konkretisht, nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në vendet e quajtur “Përroi i Kobares “, “Gropat ” , “Përroi i Llapushës” , Njësia Administrative Frashër, Përmet u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 327 bimë. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur ” Arat e Hades” , Këlcyrë , u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 1 450 bimë të dyshuara kanabis. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies , ku disa prej tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Bulqizë
Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, këtë herë në Bulqizë, ku janë asgjësuar me anë të djegies 1250 bimë të dyshuara narkotike Si rezultat i operacionit në territorin e fshatit Shpukth, Bulqizë, në vendin e quajtur “Ara e Bicës”, është evidentuar një parcelë e kultivuar me bimë narkotike. Nga këqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këtë parcelë ishin të kultivuara 1250 , bimë të dyshuara narkotike hashash. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku disa prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Kurbin
Në Kurbin janë asgjësuar me anë të djegies 355 bimë kanabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Gjatushit”, në fshatin Zhej, Kurbin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Durrës dhe Krujë
Efektivat e Policisë Krujë dhe Durrës asgjësojnë 2 200 bimë kanabis. Gjatë ditës së djeshme policia ka goditur një tjetër rast, ku ka bërë të mundur sekuestrimin dhe asgjësimin e 2200 bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin “Mali Kurcaj”, Krujë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 2 000 bimë. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin “Përroi i Bizës”, Ishëm, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 200 bimë narkotike. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Krujë dhe Durrës për veprat penale”Kultivimi i bimëve narkotike”.
