Aksionet kundër vjedhjes së energjisë, 16 të arrestuar

anazapta

Në të gjithë vendin, ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE­-së, për “Evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike”.

Gjatë periudhës 06.09.2015 deri më 13.09.2015, në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 90 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 4.869 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 43 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 43 autorë.

Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 11 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 16 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 16 persona.

Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 2.123 lidhje të abonentëve debitorë dhe 43 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 111 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE­së

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *