Aksioni i përbashkët, kapen dy shqiptarë me drogë në Greqi

DITA Online

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Igumenicë, pasi po trafikonin lëndë narkotike. Ata janë vënë në pranga nga policia greke pas një operacioni të përbashkët me policinë shqiptare. Shqiptarët me iniciale M.B. 23 vjeç nga Fieri dhe S.M. 25 vjeç nga Berati, po transportonin kanabis me dy çanta shpine.

Ata kaluan nga kufiri jeshil nga kufiri i Livadhjasë në Sarandë. Policia kufitare shqiptare vuri re lëvizjen e dy personave të dyshuar dhe njoftoi autoritetet greke.

Dy shqiptarët po mbaheshin nën vëzhgim nga autoritetet shqiptare dhe greke, dhe u arrestuan më pas në Igumenicë. Në çantat e tyre të shpinës u gjet dhe u sekuestrua sasia prej 46 kg kanabis sativa. Po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

 

V/L/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *