Policia Rrugore ka arrestuar 25 drejtues mjetesh gjatë fundjavës të cilët nuk ishin të pajisur me patentë ose kanë qenë në gjendje të dehur. Policia ka ndërmarrë gjithashtu edhe disa masa për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Përveç arrestimeve gjatë fundjavës në data 05-06-07.08.2016 janë vendosur gjithsej 4.776 masa administrative. Janë pezulluar gjithsej 87 Leje Drejtimi , nga këto: 11 për alkool, 52 për shpejtësi dhe 24 të ndryshme.
Janë vendosur 839 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 139 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 646 masa për shpejtësi/parakalime të gabuara, si dhe 121 masa për përdorim celulari. Si dhe janë dërguar në OASH, 84 drejtues mjetesh .
Gjithashtu janë këshilluar një numër i konsiderueshëm drejtuesish të automjeteve për shkelje të lehta të Kodit Rrugor.
Policia rrugore njofton gjtihashtu se në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
