Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, shemben 20 ndërtesa në Pyllin e Sodës

anazapta

Zgjerohet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Pas shembjes së ndërtesës së ngritur në ballkonin e Llogarasë sot në mëngjes, rreth 20 ndërtime të tjera pa leje janë prishur në Pyllin e Sodës, në Vlorë.

Kanë qenë qytetarët ata që janë angazhuar në mbështetje të forcave shtetërore, pas thirrjes e kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama, për të pastruar territorin nga çdo ndërtim abuziv.

Ata kanë bërë thirrje që të gjithë të bëjnë sa munden për të rikthyer në identitet çdo cep të atdheut të rrënuar nga papërgjegjshmëria e djeshme. Burime për gazetën “Dita” bënë të ditur se aksionet do të vijojnë nga Velipoja në Sarandë.

Aksionet vijnë pas ditë pas thirrjes që kryeministri i ardhshëm, Rama, bëri për luftën kundër uzurpimit të paligjshëm të bregdetit. Rama tha tri ditë më parë se qeveria e re do të marrë të gjitha masat për të pastruar bregdetin nga ndërtimet pa leje, duke e krahasuar këtë aksion me atë të pastrimit të brigjeve të Lanës, gjatë kohës kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Share This Article
3 Comments
  • Keto jane ngrehinat e qeveritarve te cilet jane pjese e krimit te organizuar.
    Edi Rames i lumte dora dhe mendja , Fitorja e Edi Rames eshte nje fat i madh per te gjithe shqiptaret. Edi po te beje ate qe ka bere me lanen ne Tirane do te behet njeriu me i famshem ne historine e Shqiperise . Fitorja e tij eshte fati jone ,vetem ai mund ta beje Shqiperine dhe askush tjeter . Ai ndodhet perballe nje sfide te madhe zmontimin e lidhjeve te krimit te organizuar me ish qeveritaret e korruptuar dhe kriminele.
    Jemi plot shpresa dhe te adhurojme.
    Shume sukses ne punen tuaj sa te nderuar dhe fisnike.

    Shume sukses ne punen tuaj sa te nderuar aq dhe fisnike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *