Protesta e opozitës do të zhvillohet në datë 27 Janar në Tiranë.
Basha dhe Kryemadhi kanë vendosur mbrëmjen e djeshme datën për protestën e parë për vitin 2018.
Pas zyrtarizimit të datës, Basha ka nisur një takim me aleatët opozitarë për t’i njoftuar.
Në takim me Bashën në selinë blu janë Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.
Tashmë opozita PD-LSI ka nisur përgatitjet për koordinimin në bazë për të organizuar protestën që ka për qëllimin largimin e qeverisë Rama.
