Aksioni tek Unaza e Re, Policia: 5 efektivë të plagosur, banorët të distanohen nga dhuna

Leda Hysa

Policia e Tiranës jep informacione zyrtare për ngjarjet sot tek Unaza e Re ku kanë mbetur të plagosur disa banorë dhe disa efektivë.

Sipas policisë, gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

Gjithashtu edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që janë prezent tek Unaza e Re, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat dizinformuese.

Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT-së për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Shyqyr që na doli gjallë Klevis Kerrici i Faros fytyra me e urryer e planetit se kishte zëra se ai do bënte harakiri për të mbrojtur horrat, shpellaret e Unazës së madhe dhe protoduaret dhe gruan me tufce që na e shpifi ekranin çdo natë duke u fryrë si sharebajgat e leshitdhise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *