Akt ligjor për pronat që dalin nga Ministria e Mbrojtjes

Dita

Kryetarja e Komisionit te Sigurisë, Ermonela Felaj, gjatë një vizite ne ambientet e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave te Armatosura për t’u njohur me problematikat e tyre, shprehet se duhet një akt ligjor për pronat që kanë dalë  nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Felaj tha se në disa raste këto prona janë përdorur nga krimi. “Të ketë një akt ligjor që rregullon të gjithë pronat që kanë dalë nga përgjegjësit e ministrisë së Mbrojtjes që shpesh herë në të shkuarën e në të afërmen, [po deshët ju këto prona kanë shërbyer edhe si mundësi që njerëz të përfshirë në krimin e organizuar të përdoren si baza për të fshehur asete të ndryshme kriminale”, deklaroi Ermonela Felaj.

Në lidhje me çështjen e radarëve, kryetarja e komisionit të sigurisë u shpreh se në 2013 ata u gjetën jashtë funksioni ndërsa sot sistemi është funksional

“Radarët deri në shtatorin e 2013 ishin krejt të fikur ndërkohë që është bërë maksimumi për ti riaktivizuar dhe për t’i përdorur në ruajtjen dhe mbrojtjen e integritetit tonë territorial, edhe si pjesë e ndihmës në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve”, tha ajo.

Opozita ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes se dy vitet e fundit kishte nxjerrë qëllimisht jashtë funksionit qëndrën e radarëve për t’i dhënë mundësi grupeve të trafikut të transportonin drogën në rrugë detare. e.k/dita

Share This Article
1 Comment
  • Zonje lerini propogandat ,Per asetet sidomos ne bregdet jepjani si deri tani mafjes shteterore te bregdetit . Se deri tani jane ndritur ,ndertuar vila ,rezorte ,hotele ne bregdet ciper tokave te pronareve ,prandaj po ta perseris lereni humorin bajat tuain.. Kemi vetem shprese tek VETTINGU ,do jete njecike e larget ,por do sqarohen te gjitha palacolleqet ,ja u them me bindjen me te plote , e do me kujtoni nje dite Zonje .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *