Akte të turpshme me të miturën, arrestohet polici në Shkodër

Leda Hysa

Kolegët kanë vënë në pranga një efektiv policie në fshatin Gruemirë të Qarkut Shkodër.

Bëhet fjalë për shtetasin Berhan Bajrakurti, i cili dyshohet për ngacmim seksual ndaj një vajze 15-vjeçare.

Më herët, familjarët e vajzës kanë bërë denoncim edhe në media.

Në dëshminë e saj, nëna e vajzës shprehet se polici e ka marrë në makinë vajzën, e ka telefonuar e madje ka kryer akte të turpshme në bisedat me të në telefon.

E ëma pohon se pasi ka parë pamjet e turpshme, dhe ka folur me vajzën, ka marrë videot e bashkë me të bijën ka shkuar në komisariatin e Koplikut për ta denoncuar por aty askush nuk e ka pritur.

Ndërkohë që pak orë pas denoncimit, Bajrakurti është vënë në pranga.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *